Dy ditë pasi Edi Rama inauguroi një tjetër segment të Rrugës së Arbrit dhe lajmëroi përfundimin e tunelit të Murrizit brenda këtij viti, Sali Berisha në takimin elektoral me dibranët tregon arsyet përse qeveria e tij nuk e përfundoi ndërtimin e rrugës dhe arsyet përse po zvarriten punimet nga socialistët.
“Pse e ndërpreve Sali? Ajo u ndërpre për shkak se shimi i tunelit të Qafë Murrizit ishte i pamundur”.
Berisha siç ka bërë prej dy vitesh ripërsërit se Rama me ndërtimin e Skavicës do të përmbysë të ardhmen e Dibrës.
“HEC i Skavicës është mbytja e Dibrës”.
Duke i meshuar disa herë faktit se Rama siç thotë nuk e do veriun, kreu i demokratëve iu kërkoi dibranëve ta duan qytetin e tyre aq sa e do ai.
“Ta doni Dibrën sa e do Sali Berisha”.
Ndërsa në takimin elektoral në Bulqize flet për keqmenaxhimin e pasurisë më të madhe që ka toka e kësaj bashkie, kromin duke mos u sjellë asnjë përfitim banorëve.
“Mbi 20 milionë tonelata krom shfrytëzohen në mënyrë të egër”.
Në të tre takimet në Qarkun e Dibrës përfshirë dhe atë në Klos, Berisha veç Ramës u mor gjatë dhe me drejtuesen socialiste të Qarkut, Belinda Ballukun.
“Do përgjigjesh deri më një si një kriminele elektorale”.
Shfaqjen e kryeministrit në takimet elektorale duke kërcyer e lexon si shenjën e frikës që vjen nga ndjenja e humbjes.
“Ky kërcimi nga sevdaja është kërcimi me lepur në bark”.
Diskutime rreth kësaj post