Në Napoli, një qytet i terë në ekstazë festoi deri në orët e para të mëngjesit titullit e tretë në Serie A. 33 vite pritje ishin shumë për një qytet që jeton me futbollin. Jo gjithçka shkoi mirë, pasi një person mbeti i vdekur gjatë festimeve, i qëlluar me armë zjarri. Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë pasi çështja është nën hetim.
Katër persona të tjerë pësuan dëmtime në duar gjatë shpërthimit të fishekzjarrëve. Një vajzë 20-vjeçare është e shtruar në një spital të Napolit në gjendje të rëndë, në rrezik jete, si pasojë e një hemorragjie cerebrale.
Një bilanc negativ u shënua edhe në Udine, ku tifozët u përplasën ndërmjet tyre në fushë, dhe jashtë sajë. Tetë persona janë dëmtuar jo rëndë gjatë festimeve në fushë, ku mes tifozëve të Napolit u futën edhe ultrasit e Udineses duke u përleshur ndërmjet tyre. Në total sipas autoriteteve lokale 15 persona janë dëmtuar para, gjatë dhe pas ndeshjes në Udine.
Diskutime rreth kësaj post