Dy konkurrentët e “Big Brother VIP”, përkatësisht Kristi dhe Luizi kanë debatuar me njëri-tjetrin për sjelljen e këtij të fundit kundrejt Kiarës.
Ai rikthehu edhe një herë në fokus situatën kur Luizi e pengoi të dilte nga lavamani për mos të fituar lojën, duke e quajtur të rëndë.
Luizi tha se edhe Keisi ka pretenduar dashuri nga ai dhe në fund u lëndua, por Kristi u shpreh se ajo nuk shprehur ndonjëherë dashuri.
Sipas Kristit është i çuditshëm fakti që ai është ende në shtëpi në këtë pikë të lojës, ndërsa shtoi se publiku do njerëz serioz siç është ai, por edhe kloun si Luizi.
Kristi: Duhet të jesh në gjunjë që të kanë çuar deri këtu, që të kanë dhënë një shans, një orë kohë televizive, duhet të jesh mirënjohës që ke pasur mundësinë të flasësh një orë në televizor.
Luiz: Kur kam folur unë në televizor ti s’ke ditur të flasësh shqip o Krist. Ti nuk ke ditur të lidhësh dy fjalë, kështu që mos fol kot.
Kristi: Ke qënë njeriu që publiku ka thënë ajd të shikojmë ça do bëjë ky sot, prandaj të ka mbajtur.
Diskutime rreth kësaj post