Djali i ish-presidentit Bujar Nishanit, Ersi Nishani me anë të një reagimi në rrjetet sociale në zgjedhjet e 14 e majit mbështet koalicionin e Ilir Metës dhe Sali Berishës “Bashkë Fitojmë”.
Në reagimin e tij Nishani ka akuzuar qeverinë për shit-blerjen e votës dhe presionin që qeveritarët kanë bërë mbi administratën.
Më tej ai shkruan se edhe pse Shqipëria prej vitesh është anëtare e NATO-s njëkohësisht edhe kandidate për në BE, Edi Rama ka aplikuar një lloj qeverisje dhe pushteti mbi çdo institucion që edhe Putini do ta kishte zili.
Reagimi i plotë:
Zgjedhjet alla Putin ne nje vend anetar te NATO dhe kandidat per BE.
Zgjedhjet ne Shqiperine pluraliste kane qene te njollosura nga shit-blerja e votes, presioni mbi administraten dhe manovra te tjera meskine me qellim tjetersimin e votes.
Ne 32 vjet politika dhe shoqeria shqiptare ka deshtuar te organizoje zgjedhje te lira dhe te ndershma sic i ka hije nje vendi europian. Megjithate nuk kane munguar reformat bipartizane, e fundit ne 2008, kur Sali Berisha (nga pozicioni i pushtetit) i zgjati doren Edi Rames (ne opozite) te hartonin nje ligj zgjedhor sipas deshires dhe nevojes se opozites, pasi keta te fundit mbanin peng anetaresimin ne NATO dhe BE dhe kercenoni me moshyrje ne zgjedhje.
Edi Rama eshte protagonist i politikes Shqiptare per plot 23 vjet. Ne 23 vjet ai ka ndjekur te njejten strategji – masakrimin e zgjedhjeve dhe lirise se votes ne Shqiperi. Kujtojme ketu krizen e certifikatave ne 2007, blerjen e votes ne Diber ne 2017 etj.
Pas ardhjes ne pushtet ne 2013 Edi Rama punoi fort ne menyre te njeaneshme ne ndryshimin e hartes zgjedhore per zgjedhjet vendore. Ky ishte shembull i qarte, qe besimi i Edi Rames te votuesit socialist ishte aq i ulet, saqe 1 vit pas ardhjes ne pushtet me rezultat te thelle Edi Rama po bente cdo gje ne menyre qe te manipulonte zgjedhjet.
Ne 2015 harta u deformua ne nje menyre te frikshme qe i jepte ne tavoline PS gjysmen e bashkive dhe i jepte avantazh asaj ne pjesen e mbetur. E ashtequajtura „Reforma territoriale“ prodhoi nje rezultat te shtrember, qe nuk ruante balancat e pushtetit.
Ne 2019 kur opozita tentoi te njejten strategji si Rama ne 2008 dhe kercenoi me mosfutjen ne zgjedhje, Rama kete rradhe nga pozicioni i te fortit ne pushtet jo vetem injoroi kerkesat e opozites, por vendosi te futet ne zgjedhje i vetem dhe „mbajti peng“ te gjitha bashkite e vendit dhe keshillat bashkiak ne kundershtim te plote me parimet e pluralizmit dhe demorkacise, qe jane themel i cdo vendi te NATO dhe kandidat per Bashkimin Europian.
Ne 2021 Edi Rama vendosi perseri ne menyre te njeaneshme, ndersa opozita bojkotonte kuvendin, te ndryshonte kodin zgjedhor te cilin e kishte hartuar vete ne 2008 duke hequr koalicionet dhe detyruar partite opozitare te garonin te vetme. Koalicionet qe sollen Ramen ne pushtet ne 2013 tashme rrezikonin pushtetin e tij absolut. Nje analize post-zgjedhore e thjeshte tregon se nje opozite e bashkuar nen nje koalicion ne 2021 do te sillte rotacionin e pushtetit.
Ne 1 prill 2023 Shqiperia shenoi 14 vjet anetare e NATO. ?????
Sot kane kaluar plot 14 vjet nga aplikimi zyrtar per anetaresim ne BE.?
Sot Edi Rama gezon pushtet absolut mbi 60 kryetare bashkise te emeruar si guvernatoret e Putin ne Federaten Ruse dhe keshilla bashkiak monopartiak qe dhe partia e Putin do i kishte zili.
Sot ne Shqiperine anetare e NATO dhe kandidate per BE, partia ne pushtet zoteron pushtet absolut ne qeveri, administrate shteterore, shkolla dhe spitale; me tentakulat e tejzgjatura ne pushtetin gjyqesor; KQZ ne xhep, harten zgjedhore sipas qejfit dhe kodin zgjedhor sipas avazit. Liria e mediave eshte ne pikiate dhe presioni mbi gazetaret (ata pa rroge fikse mujore) eshte me i larte se kurre.
Sot ne Shqiperine anetare e NATO dhe kandidate per BE, partia me e madhe e opozites dhe alternativa e vetme reale per rotacion pushteti nuk lejohet te garoje nen siglen e saj, nuk i lejohet te vendose ne fleten e votimit emrin e propozuar prej saj si drejtues politik, nuk i alokohen fondet publike apo koha televizive ne perputhje me ligjin.
Sot ne Shqiperine anetare e NATO dhe kandidate per BE, opozita e vertete dhe alternative e vetme per rotacion pushteti ka vetem 12% te numeruesve ne zonat zgjedhore nga 50% qe i takojne sipas ligjit.
Sot ne Shqiperine anetare e NATO dhe kandidate per BE, zgjedhjet behen sipas modelit te Putin, por shqetesimet e votuesve te opozites (te cilet konstituojne te pakten gjysmen e shqiptareve qe jetojne ne vend dhe te pakten gjysmen e atyre qindra mijerave Shqiptare, qe jetojne ne vende te NATO dhe BE) bien ne vesh te shurdher.
Sot ne Shqiperi, ka ardhur koha qe Shqiptaret te marrin ne dore fatin e tyre, te femijeve te tyre qe po largohen ne mase, te niperve dhe mbesave qe po rriten larg shtepise dhe familjes! Shqiptaret ne keto zgjedhje do te refuzojne modelin putinist te Rames! Vetem me vote mund te ngrejme zerin tone brenda dhe jashte vendit kunder regjimit!
#BashkeFitojme
#14Maj2023
Diskutime rreth kësaj post