Katër finalistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” kanë nisur që të bëjnë gati valixhet, pasi më datë 6 maj do të fiken dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Madje edhe Luiz Ejlli, i cili sa herë ka qenë në nominim ka refuzuar që të bëjë gati valixhet, sigurisht që këtë herë duhet t’i bëjë gati veshjet e tij.
Teksa ndodhej në dhomën e gjumit, ai shprehet se Krist Aliaj i tha ‘Luiz bëj gati valixhet’ dhe ai po i bën.
“Me të thënë Kristi ‘Luiz bëj gati valixhet’, çohu Enver Hoxha. Edhe unë duke i bërë”, thotë këngëtari i njohur, teksa po hiqte rrobat nga gardëroba e tij.
Që nga data 24 dhjetor i vitit të kaluar që nisi “Big Brother VIP”, Luizi nuk e ka bërë gati valixhen kur ka qenë në nominim. Duket se ai ka qenë i sigurt në lojën e tij dhe se nuk do eliminohej.
Diskutime rreth kësaj post