Në një intervistë të zhvilluar brenda ambienteve të shtëpisë së Big Brother në Top Albania Radio, Efi ka folur në lidhje me marrëdhënien që mund të vazhdojë me aktoren Olta Gixharin, jashtë shtëpisë së BB.
Ajo u shpreh se nuk e lidh asgjë me të, dhe se aktorja është shprehur se “është më keq jashtë, seç ishte brenda në shtëpi”.
Çfarë marrëdhënie mendon se mund të kesh me Olta Gixharin, pas përfundimit të të gjithë gjësë?
Asnjëlloj marrëdhënie, nuk më lidh asgjë me Oltën. Jemi dy njerëz komplet të ndryshëm. Çdo gjë që ia kam thënë, ia kam thënë sepse e kam ndjerë. Nuk e di nëse do të jetë më ndryshe jashtë, por ajo ka thënë se është më keq.
Po nëse do të jeni te dasma e Luizit dhe Kiarës në një tavolinë?
Unë nuk e urrej, por ajo është diçka e pashmangshme nëse na bëjnë bashkë. Por unë që të bëhem vetë me të, nuk ndodh.
Diskutime rreth kësaj post