Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto”, në Syri-TV, teksa po fliste për sfidat e fushatës, e ftoi përsëri Erjon Veliajn në debat.
Këlliçi i tha drejtuesit të emisionit, Flavios, nëse ja kishte numrin e telefonit kryebashkiakut aktual, që ti kërkonte një debat, për Tiranën, problemet e qytetit, dhe për çdo cështje që shqetëson atë dhe banorët.
Edhe për diplomat, tha Këlliçi.
Në një moment duke u drejtuar nga kamera, kandidati i Opozitës u shpreh; Ku je mo, pse ke humb, hajde në debat, ku të duash, në cilën studio të duash, për çdo temë që të duash!
Debati mes dy kandidatëve për Bashkinë e Tiranës është një gjë që po kërkohet shumë nga opinioni publik.
Në sondazhet e fundit, del se rreth 70 përqind e qytetarëve e kërkojnë këtë debat.
Nga ana tjetër, prej fillimit të fushatës, Belind Këlliçi e ka kërkuar këtë ballafaqim, në mënyrë të përsëritur.
Por gjithnjë, Veliaj, i pyetur nga gazetarët, është shmangur, ka bishtnuar pa argumenta bindëse.
Debati i shërben shoqërisë në një demokraci, dhe e ndihmon votuesit në zgjedhjen dhe vendimin që ai merr.
Diskutime rreth kësaj post