Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot fushatën në Shkodër, ku është ndalur tek projektet e vizioni i Partisë Socialiste, ai thotë se shumë punë të mira kanë ngelur pa bërë në Shkodër, për shkak se Bashkia nuk jep lejen.
Edi Rama ka deklaruar në Shkodër, në një takim elektoral, se Benet Becin e gjeti aty nga koha e Berishës, i emëruar nga ai, por që nuk e vlerësuan siç duhet.
Në takimin electoral në Shkodër, ku kishte më shumë njerëz siç ishte parashikuar, Rama tha se ujësjellësat nuk ndërtohen sepse nuk jep leje bashkia Shkodër.
Rama, duke ju referuar kandidatit Benet Beci, tha se ai nuk ka ngjyrë dhe është i vetmi që i thotë kreut të foltores zoti Berisha.
“Financojmë në çdo qytet pallate banimi që vishen me kapod dhe kanë një hidroizoli shumë më të mirë sesa pallate të zakonshme dhe kjo ul konsumin e energjisë.
Janë 5-6 të tjerë si ky që s’fillojnë dot punën se s’na jep lejen bashkia. Ne kemi bërë çfarë kemi mundur dhe jo çfarë kemi dashur. Muzeun kombëtar të njërës prej krenarive më të mëdha të kombit, dinastinë Marubi e kemi bërë ne. Dhe, atë thesar e kemi gjetur nëpër thasë dhe bodrume të lagështisë që do i hanin ato filmat e vjetra të Marbuit. Ne jemi për punën dhe nuk shohim majtas djathtas, ne i gjejmë punës njeriun, jo punës njeriun. Ata kanë 31 vjet që e marrin Shkodrën pa kushte, nuk kanë ditur të bëjnë 1 Bashki shembull”,- tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post