Luiz Ejlli, ka marrë mbrëmë gjatë spektaklit të ‘BB VIP’ surprizën më të bukur, Nëna e tij Angjelina, ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të takuar të birin, i cili që më 24 dhjetor të vitit 2022, është brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Takimi i tyre ishte shumë emocionues ku të gjithë u përlotën, por në këtë takim nuk pati vetëm lot, por edhe shumë të qeshura dhe mesazhe të bukura.
Zonja Angjelina i tha të birit që deri të shtunën të kishte vetëm batuta, humor dhe të bënte qejf.
Ajo shtoi se nëse nuk do bënte kështu, atëherë do hynte ajo në ‘BB VIP’ dhe ta fitonte.
E teksa i tha se deri të shtunën vetëm humor e batuta, Luizi ndërhyri dhe e pyeti “edhe me Efin?”.
Nëna e këngëtarit ia ktheu menjëherë: “E kam zemër” dhe Luizi i kthehet: “Ja kam thënë”.
Diskutime rreth kësaj post