Ka filluar spektakli i natës së sotme (e shtunë) në Big Brother VIP Albania.
Mbrëmja nisi si gjithnjë nën prezantimin e Arbana Osmanit, gjersa në studio mungonin opinionistët: Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari.
Moderatorja e këtij programi theksoi në fillim se ‘Vëllai i Madh’ kësaj radhe ka menduar diçka më ndryshe.
Ata këtë herë janë zëvendësuar nga aktorët e “Portokalli”: Rezart Veleshnja dhe Salsano Rrapi.
Ky i fundit u fut në rolin e Zhaklinës, gjersa Rezart është në vend të Hajdarit.
Kjo situatë shkaktoi të qeshura të shumta në studio për shkak të veprimeve të tyre.
Pritet të shihet se si do të shkojë mbrëmja e sot dhe për surprizat që ka përgatitur ‘Vëllai i Madh’. /Telegrafi/
Diskutime rreth kësaj post