Këtë fundjavë, kryeministri Edi Rama, është ndalur në Gjirokastër ku zhvilloi disa takime elektorale, e ku nuk mungoi as kënga e Partisë Socialiste ‘Vetëm Përpara’.
Rama shihet teksa kërcen me një vajzë të vogël në Dropull, me këngën e fushatës.
Rama shkruan: “Kur të merr kalamoni përpara”.
Kjo nuk është hera e parë që e shohim kryeministrin duke kërcyer gjatë fushatës.
Tashmë ai e ka kthyer në traditë që pas përfundimit të takimit, kërcen me të pranishmit nën tingujt e këngës së fushatës.
Diskutime rreth kësaj post