Kur na ndan një javë nga finalja e madhe e ‘Big Brother’, Luiz Ejlli, ka vendosur që të tregojë anën e tij më njerëzore, në një bisedë që ka bërë me Nitën pranë pishinës.
Ai ka treguar për momentet e vështira jashtë shtëpisë, ku kishte humbur gjithçka, përfshirë edhe shpresën, dhe se në mendje kishte një largim përfundimtar nga Shqipëria, për shkak se nuk e gjente veten askund edhe sa i përket karrierës.
Për herë të parë ai ka folur dhe për historinë e dashurisë me Megi Topallin, ku ka treguar se është detyruar që të heqë dorë prej muzikës, për të ndjekur atë në Paris.
Luizi thotë se jo gjithçka në raportin e tyre ka shkuar si ai do të donte, e madje dhe zhënjimin që ka pësuar.
“Çfarë situatash kam kaluar këtu. Unë erdha dhe ndryshova komplet, u dashurova, u fejova, u martova, edhe pse ishte një traditë e të gjithë Big Brother-ave. E lashë muzikën se bëra zgjedhjen, o me shku pas zemrës dhe me ik prej Shqipnie, o me ndejt në Shqipëri dhe me humb atë.
Zgjodha, nuk mbaroi ashtu si do të doja, te sytë e Kiarës shoh atë që kam parë unë dikur te ai person, me vras veten dhe nuk e zhgënjej, atë që kam pësuar unë. Atë ditë që iu ula në gjunjë më dhimti në shpirt, dhe sinqerisht lojëra të tilla nuk do ja bëj më kurrë, kam frikë se ka filluar të më dojë më shumë sesa e dua unë”, tha Luizi.
Më tej, Luizi ka treguar vështirësitë e ditëve të para në ‘Big Brother’, pasi fama e tij e momentit nuk kishte të krahasuar me personazhet e tjerë.
“Kam vepruar shumë me zemër kur isha jashtë, kur isha në majë, bëra zgjedhjen që të shkoja me zemër, dhe dola nga trehu krejt, dhe doli zhgënjim, ishte shumë vonë për me rifillu dhe njëherë. Përditë e më shumë po bëhej me e mërzitshme, po dorëzohesha, do i hipja avionit dhe do ikja, nuk do shkelja më kurrë në Shqipëri.
Pastaj më erdhi telefonata, dhe mendova se do të ishte një dritë në fund të tunelit, pastaj kur hyra dhe i pashë, thashë nuk mundesh kundër tyre. As cigare nuk më dhanë natën e parë, prit radhën ti më thoshin. Tre ditë dhe tre netë nuk kam fjetur, flisja me veten, pashë që këtu nuk të jep njeri gjë. U mundova që të bëhesha njeri i mirë, iu thashë i laj unë enët për gjithë javën, e më votuan si i preferomi”, tregon Luizi, e më tej të gjithë e dinë historinë.
Se si një gënjeshtër e tij për sëmundjen u bë virale, dhe ai arriti të fitonte simpatinë e të gjithë publikut, e sot në emër të tij janë hapur dhjetra fanpage, dhe dërgohen dhurata me vlerë mijëraeuro.
Diskutime rreth kësaj post