10 ditë u ka zgjatur arratia grupit kriminal me në krye Edmond Haxhisë, që ekzekutuan pasditen e 19 prillit, biznesmenin në Shëngjin, Ardian Nikualaj.
Mësohet se është arrestuar në Britani të Madhe, Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 2 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan dhe Steven Hunt.
Për këtë ngjarje, vijon të jetë në kërkim ekzekutori, portugez Ruben Saraiva dhe 2 anglezët, Harry Simson dhe Harriet Bridgeman.
Nga informacionet paraprake, mësohet se arrestimi i tyre është bërë në Londër, ku ishin arratisur menjëherë pas ngjarjes.
Të tre kanë qenë nën shoqërinë e njërit tjetrit, në momentin kur iu janë vënë prangat.
Referuar deklaratës zyrtare të bërë më herët nga kryepolici, Muhamet Rrumbullaku, ngjarja ka ardhur për motive gjakmarrjeje, e dyshimet shtohen më shumë se ky është shkaku për faktin se porositësi Edmond Haxhia është kushëri i Lekstakajve , fisi me të cilën biznesmeni ishte në hasmëri.
Nikulaj ishte në hasmëri me familjen Lekstakaj që prej vitit 1996, e ndërsa nga palët nuk ka pasur asnjë tentativë për t’u pajtuar.
Rolet e anëtarëve të grupit kriminal
Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit.
I pari mbërriti më 14 shkurt, portugezi Saravia, që në zonën e Lezhës u shfaq si turist. Ai ka qëndruar në shtëpinë e Haxhisë, në Kakarriq.
Britanikët, mes të cilëve, çifti Harry Simson dhe Harriet Bridgeman, kanë ardhur njëri pas tjetrit në kohë të ndryshme, të gjithë nën kamuflimin e turistëve, por kanë mbledhur informacione mbi lëvizjet e Nikulajt.
Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, siç është edhe një moment i fiksuar në kamera, kur hyn natën në hotel dhe gjen rojën në gjumë.
Hunt mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë së biznesit, duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit.
Diskutime rreth kësaj post