Adelina Tahiri, ka folur për marrëdhënien e saj të shumëpërfolur me burrin e saj, ku ka sqaruar dhe fjalët mbi ndarjen e mundshme të tyre.
Ajo u shpreh se çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj, por rëndësi ka dashuria që mbizotëron.
“Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Tani kaluam çdo gjë dhe pas vitesh akoma duhemi shumë dhe akoma jam shumë e dashuruar”, tha Adelina.
“Edhe pse më kanë gjykuar pafund për diferencën në moshë, meshkujt në moshë pak më të madhe janë më të pjekur dhe bëjnë më pak gabime”, shtoi këngëtarja.
Diskutime rreth kësaj post