Ditën e sotme në Itali, është zhvilluar një seancë e pazakontë plenare, ku përpos debateve të ashpra, njërit prej deputetëve i ra të fikët.
Gjatë debatatit për një projektligj, për të cilin Partia Demorkatike nuk ishte dakord, deputetit Angelo Bonelli, i ranë papritur të fikët.
Ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve dhe asistentëve të cilët e nxorën nga dhoma dhe e shoqëruan në infermieri për kontrollet e para. Kur puna rifilloi, Matteo Richetti (Iv) i uroi “fat”. Fjalët e tij u nënvizuan nga një duartrokitje unanime nga Asambleja Montecitorio.
“Dëshiroj t’i drejtoj urimet e mia më të sinqerta për një shërim të shpejtë kolegut tim Angelo Bonelli. E presim sa më shpejt në sallë”, tha Kryetari i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana . “I dashur Angelo Bonelli, shërohu shpejt! Të presim – shkruan në Tëitter Chiara Braga , kryetarja e grupit Pd në Dhomën e Deputetëve – për betejat e shumta që duhet të bëjmë së bashku. Urimet më të mira nga të gjithë deputetët e Partisë Demokratike”,- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post