Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka nxjerrë vendimet për javën e fundit të kampionateve në vendin tonë. Për sjellje të gabuar të spektatorëve, Vllaznia dhe Tirana janë gjobitur me nga 50 mijë lekë gjobë. Ndërsa lojtari i Kastriotit, Eneid Kodra është pezulluar me pesë ndedhje për sulm ndaj kundërshtarit.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF:
1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
3. Lojtari i KS Kastrioti, Eneid Kodra, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Diskutime rreth kësaj post