Gazetari Arian Çani tha se opozita duhet të ndihet e ngushëlluar pasi sipas tij, ky sistem mund të kishte ndaluar edhe futjen e saj në zgjedhje.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania çani tha se priste që duke qenë se Berisha është ‘non grata’ të bëhej një ligj që ai të mos lejohej në zgjedhje e gjithashtu priste që Ilir Meta të dënohej politikisht me anë të dosjes që i nxorën si spiun i sigurimit të shtetit.
“Opozita duhet të ndihet e ngushëlluar. Unë nuk e di se pse sistemi kundër tyre është ndalur deri këtu. Mund të bënte që të mos kishin të drejtë të futeshin në zgjedhje.
Unë prisja që për Berishën të bënin një ligj në parlament që të mos lejohej të kandidoj. Unë prisja që Meta pas opozitës së fortë dhe qëndrimit që ka mbajtur si President të ndëshkohej politikisht dhe ai të gjente një gjë qoftë edhe me dosjen e spiunit të sigurimit të shtetit”,-tha Arian Çani.
Diskutime rreth kësaj post