Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Erion Veliaj ka lobuar kundër Ramës në SHBA. Ajo tha se nëse ky i fundit nuk do të ishte prekur nga çështja McGonigal, Veliaj nuk do të ishte kandidat.
“Po të mos ishte sulmuar Rama nga McGonigal, po të mos kishte dalë çështja, Erion Veliaj nuk do të ishte kandidat. Unë mendoj që Erion Veliaj ka një ndikim të jashtëzakonshëm në sulmet që janë bërë ndaj Edi Ramës në Amerikë dhe ka lobim të fortë të tij, për shkak se Erion Veliaj mendon se është pasardhësi i Edi Ramës, pra ai që do të marrë Partinë Socialiste shumë shpejt,” – u shpreh Kryemadhi.
Sipas saj, nëse Rama nuk do të ishte sulmuar me çështjen McGonigal dhe do të ndihej i fortë mjaftueshëm, do të kishte dikë tjetër si kandidat për kryetar të Bashkisë Tiranë.
Kryemadhi shtoi se po përdoret fytyra e Ramës në vend të Veliajt pasi ky i fundit është imazh i urryer për qytetarët. Në këndvështrimin e saj, kryeministri po e përdor që në rast fitoreje t’i thotë se gjithçka e ka falë tij e në të kundërt t’i thotë se ishte aq llum sa as imazhi i tij nuk arriti t’i jepte një tjetër mandat si kryebashkiak.
Diskutime rreth kësaj post