Përmes një interviste televizive, Meta tha se Rama duhet të gjejë vend ku të futet në rast se në zgjedhjet e 14 majit vidhet qoftë edhe një votë.
Ai shtoi se opozita është treguar e duruar ndaj provokimeve të kryeministrit, të cilin e quajti bandit, por shtoi se pas 14 majit, ata do ta menaxhojnë Ramën shumë mirë.
“Ne do të jemi përballë qendrave të votimit. Ne jemi treguar të durueshëm ndaj të gjitha provokimeve që ka bërë ky bandit. Ky po bën çdo lloj provokimi. Atë ditë po u prek një votë, ky ta gjejë vetë vendin ku të futet. Qytetarët kanë një detyrë. Qytetarët do të shkojnë të votojnë. Të gjithë ata që na ndjekin, që janë qytetarë, njerëzit janë vrarë dhe nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.
Nëse nuk janë të kënaqur, ta ndëshkojnë me votë. Mos ki merak ti, do i numërojmë vetë votat tona ne. Njerëzit të bëjnë detyrën dhe të mos bien vitima të propagandës së ktij me paratë e inceneratorëve që nuk ekzistojnë. Po mbyllen lokalet e dasmave se nuk ka më dasma, po falimentojmë. Po vijoi kështu, do të mbyllen edhe furrat e bukës.
Ne nuk jemi të pabesë siç është ky sekt shkatërrimtar. Ne do ta lajmërojmë. I bëjmë thirrje presidentit dhe institucioneve të pavarura, si dhe vëzhguesve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë përpara se të vidhen votat. Ama ne votat e qytetarëve do t’i mbrojmë me çdo çmim. Rama nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje. Ka blerë kryetarin e opozitës atëherë. S’kemi çfarë i bëjmë Ramës, na qëlloi një i sëmurë, do ta menaxhojmë shumë mirë ne pas 14 majit”, u shpreh Meta.
Diskutime rreth kësaj post