Këtë të enjte Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e Valiasit, në Kamëz. GJatë fjalës së tij, ai u shpreh se iu garantoj standard jetese dhe përfaqësim dinjitoz.
“Kemi realizuar përfaqësimin më dinjitoz që një qytetar meriton dhe ai është e drejta e tij për të zgjedhur qytetarin apo qytetaren që i përfaqëson. Ju garantoj se ky standard që është ndër më të lartit, do të vijë vetëm duke u konsoliduar dhe se ky standard do të kthejë, do të detyrojë çdo të zgjedhur tuaj të jetë një shërbëtor i përulur, të bëjë gjithçka për të ju shërbyer ju, dhe të jeni të sigurt se Arjan Hoxha një i tillë është dhe do të mbetet,” – deklaroi Berisha.
Ai u zotua se do të ketë një menaxhim transparent taksash, ndërsa tha se bashkia e Kamzës do të shndërrohet në një pol të fuqishëm të zhvillimit të Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post