Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, është akuzuar nga mediat e Rilindjes dhe propagandës se ka falsifikuar dokumentacionet në Shqipëri dhe SHBA dhe se nuk ka përfunduar diplomimin e shkollës së mesme.
Sot ka dhënë përgjigje zyrtare shkolla “Harry Fultz”. Kuptohet se mediat e gënjeshtëeta dhe të paguara nga paratë e korrupsionit të inceneratorëve kërkuan që të ngrenë gjynahin e radhës. Por përgjigjja e dokumentuar nga ana e shkollës i tregon të gjitha.
Sipas dokumentit thuhet se, Këlliçi është regjistruar në shkollën “Harry Fultz” në klasën e 9-të në shtator të 2001-shit pasi u rendit në listën e fituesve në konkursin e pranimit për vitin shkollor 2001-2002.
Sipas dokumentit ai ka kryer 4 vite studimi të ciklit 5-vjeçar të studimeve pranë “Harry Fultz” në drejtimin “Biznes”. Gjatë këtyre viteve ka pasur një vlerësim të lartë me notë mesatare 9.7 i klasifikuar në 5% të studentëve më të mirë të periudhës.
Në 2004-2005 qeveria studentore e shkollës “Harry Fultz” e zgjodhi President të Këshillit Studentor dhe aktualisht angazhohet “Harry Fultz” Alumni.
Më tej në dokument thuhet se në përfundim të klasës së 12-të, në përgjigje të kërkesës së tij për studime në SHBA, pajiset nga shkolla me dokumentet përkatëse si Raportin shkollor me rezultatet për 4 vite, skelet-kurrikul 2001-2005 dhe programet të detajuara për çdo lëndë, vërtetim (TIP), i cili sqaron në lidhje me zhvillimin në gjuhën angleze të 70% të teksteve dhe programeve mësimore.
Në fund sqarohet se kjo praktikë është ndjekur nga shumë nxënës të dalluar të periudhës 1997-2005 të cilët pas 12 viteve shkollimi në Shqipëri i kanë ndjekur studimet e mëtejshme në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Republikën Çeke për motivin e pajtueshmërisë kurrikulare dhe të krediteve përkatëse.
Diskutime rreth kësaj post