Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një prononcim për media ka paralajmëruar që prej ditës së sotme priten reshje të dendura shiu me intensitet të lartë.
Ai tha se në Shkodër dhe në qytete të tjera mund të shkatohen fryrje të përrenjve, për këtë Peleshi u bëri thirrje bashkive dhe kryepleqëve të fshatit të shmangin lëvizjet dhe të sinjalizojnë në kohë nëse ka situatë që duhet ndërhyrje.
“Po shfrytëzoj këtë prononcim pubik për të njoftuar në kohë, jo për alarm, por për të patur vëmendje se duke filluar sot pas mesditës dhe gjatë të gjithë javës, në pjesën veriperëndimore të vendit, rreth Shkodrës por edhe duke u përhapur në pjesën tjetër të vendit do të kemi rritje të intensitetit të reshjeve.
Sic e imagjinoni komunikim është që të shmangim emergjencat lokale. Lajmi i mirë është që jemi në stinë që nuk favorizon përmbytje si dhe mirëmenaxhimi i Kaskadës kështu që s’do ketë nevojë për shkarkime. Shkarkimi do të jetë 0 në të gjithë territorin. Reshjet në pjesën veriperëndimore mund të shkaktojë fryrje të përrenjve dhe ndonjë situatë që mund të bëhet shkak për përmbytje lokale. Duhet të ketë mobilizim të të gjithë bashkive, por edhe banorët të shmangin lëvizjen në rrugë që kërcënohen nga përrenjtë. Nuk është një situatë për të cilën duhet ndërhyrja e strukturave të të gjithë sistemit të emergjencave”, tha Peleshi.
Diskutime rreth kësaj post