Edhe këtë verë duket se sektori i turizmit, do të vuajnë mungesën e punonjësve, emigrimi i të rinjve shqiptarë, ka bërë që shumë operatorë në Durrës zgjidhjen ta gjejnë tek punonjës të huaj.
Çdo vit edhe më shumë po rritet numri i të huajve që punojnë në qytetin bregdetar të Durrësit, ndonëse kostoja e tyre është më e lartë se e një punonjësi shqiptar.
Por edhe të huajit nuk janë të qëndrueshëm, për shkak se sezoni turistik ëhstë i shkurtër dhe punonjësit kërkojnë kohë më të gjatë pune.
Nga një llogaritje e bizneseve, çdo i huaj i punësuar në sektorin e hoteleri-turizmit, ka një kosto prej afro 1000 euro shtesë, për shkak të akomodimit apo biletës së avionit.
Diskutime rreth kësaj post