Këngëtarja e njohur, Artiola Toska, ka folur si kurrë më parë rreth jetës së saj personale dhe karrierën e saj si artiste, ku u shpreh se me bashkëshortin e saj, njohja ka qenë dashuri me shikim të parë.
Artiola ka rrëfyer se çifti kanë 22 vite bashkë dhe se në fillimet e tyre, janë takuar në në Prizren.
Burrin tënd a e ke dashuruar sa e pe?
Artiola Toska: “Edhe burri im është tirons. Dy tirons jemi takuar në Prizren. Ishte dashuri me shikim të parë, kjo dashuri vazhdon edhe për 22 vite me radhë”.
Lidhur me planet për fëmijë, këngëtarja shqiptare tha se dëshira ka qenë gjithmonë, por ende nuk ka diçka konkrete, ‘kur të jetë kismet’ citoi ajo.
“Dëshira ka qenë gjithmonë, sepse fundja, kush s’i do fëmijët. Kur të jetë e shkruajtur, kur të jetë kismeti, e mirëpresim”, u shpreh ajo.
Pse të duan kaq shumë fëmijët?
Artiola Toska: “Ka shumë mundësi fëmijët e ndjejnë kur dikush e do fort, dhe herë pas here bëhet një pitër pan i vogël. Ndoshta më shohin dhe kështu si masë të vogël”.
Diskutime rreth kësaj post