Enkelejd Alibeaj, në një intervistë televizive, tregoi raportin që ka aktualisht me ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.
“Lulzim Basha është një deputet i Partisë Demokratike. Mungesa e tij në hapjen e fushatës së PD nuk do të thotë asgjë. Secili deputet bën zgjedhjen e vet. Në PD nuk do të ndodhë më që të mos respektohet mendimi i të tjerëve. Mirë do të ishte që në zonën e vet të dilte dhe besoj se do të dalë, në mbështetje të kandidatit Roland Bejko”, deklaroi Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post