Kënga “Vetëm përpara”, është kolona zanore që do të shoqërojë Partinë Socialiste në fushatën e saj elektorale, mirëpo kënga ka tërhequr shumë vëmendje dhe është kritikuar, pasi ishte një zgjedhje aspak e zakontë.
Në një intervistë, Julian Deda, Renis Gjoka, Kastro Zizo dhe Zafina Hasani diskutuan mbi këngët e të dy partive kryesore në vend dhe dhanë opinionet e tyre.
Julian Deda dhe këngëtari i këngës së fushatës së partisë “Bashkë Fitojmë” Renis Gjoka e kritikuan këngën e Partisë Socialiste.
Ndërsa socilaisti me bindje politike Kastro Zizo, tha se qëllimi i këngës është të krijohet atmosferë festive dhe të shpërndahet pozitivitet në këto zgjedhje elektorale.
Kënga “Vetëm Përpara”, e cila këndohet nga Petrit Vullkani, u kritikua edhe për shkak të zhanrit që këngëtari përfaqëson.
Zafina Hasani, tha se kënga është zgjedhur në bazë të trendeve të momentit, ndërsa shtoi se është e ngjashme me këngën “Çapaçulja”, e kënduar po ashtu Vullkani kushtuar çiftit të Big Brother Luiz dhe Kiara.
Romeo e pyeti Hasanin nëse fama e Luizit, ka ndikuar në përzgjedhjen e këngës së fushatës nga PS, dhe ajo u përgjigj se po.
“Është rryma e momentit. Është si Çapaçulja. Ajo dëgjohet. Po normalisht që ka ndikuar dhe Luizi. Kjo rrymë dëgjohet”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post