Keisi Medini, ka vetëm pak ditë që ka lënë shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ dhe i gjithë fokusi është te marrëdhënia e saj me Kristin.
Ajo tregoi se vendosi ta linte se është e përkëdhelur dhe do që t’i vijnë nga mbrapa, megjithatë pranon se është ndikuar edhe nga fjalët e Sabianit.
“E lashë more se unë jam shumë e përkëdhelur, dua të më vish nga mbrapa. Çfarë është kjo “Më bëj ti mua për të ngrënë”? Më bëj ti mua, jo unë ty. Unë të bëj sepse kam qejf kam dëshirë por tani një herë dy herë s’ka. Ishin shumë arsye, disa gjëra shumë të vogla që ndonjëherë publiku nuk i vë re. Unë isha aty por ndërkohë mua nuk është se po më shikonte më njeri, ishte gjatë gjithë kohës vetëm ai fokus. Më erdhi pak çudi, domethënë okej nuk po i afrohesha më, doja të rrija më mirë vetëm dhe po rri me banorët e tjerë dhe po i lë hapësirën e tij ndërkohë ai më harroi fare, thashë “Ky këtë paska dashur”. Nuk është se i bëri përshtypje edhe kur i thashë unë stop nuk do vazhdojmë më bashkë”, tha Keisi.
Sa i përket historisë që kishte lënë Kristi jashtë dhe komentet për Zazën, Keisi tha:
“E di çfarë më bëri çudi? Kristi njëherë aty brenda më ka thënë “Po ti pse nuk i bën flokët e shkurtra të zeza se të shkojnë më shumë? Dhe kur pashë këtë gjënë jashtë
Tradhti nga ana e tij po, por unë jam më e mirë se ç’duhet. Tani ai brenda e ka shprehur që ka një njohje nuk ka thënë që kam një lidhje. Jam ndierë keq sepse ka thënë vetëm një njohje dhe nuk e mendova që ishte kaq serioze situata”, tha Keisi.
Diskutime rreth kësaj post