Shumë e zgjedhin atë në vend të kafesë dhe është zakon i tyre i përditshëm, përveçse i shijshëm, çaji ka edhe shumë përfitime.
Një prej tyre është i panjohur për shumë njerëz dhe lidhet me dhëmbët, prandaj, çaji është i dobishëm për dhëmbët dhe në përgjithësi për higjenën tonë orale.
Përzierja e mikrobeve dhe mbetjeve ushqimore të krijuara kur nuk i lajmë mirë dhëmbët, rezulton në prishje të dhëmbëve dhe probleme të tjera.
Siç raportojnë ekspertët, një përmbledhje e të dhënave të disponueshme kërkimore mbi efektet e çajit në shëndetin e dhëmbëve ka treguar se çaji mund të veprojë në mënyrë mbrojtëse, duke penguar rritjen e baktereve.
Çaji përmban përbërës antioksidues (flavonoidë dhe katekina) me aktivitet antimikrobik.
Diskutime rreth kësaj post