Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, thotë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk duhet të fshehin emrat e tyre nga fleta e votimit, pasi sipas tij, ata “janë të martuar publikisht”.
Gjatë një deklarate, Gjiknuri u shpreh se mbështetësit e foltores, nuk duhet të mërziten nëse vendoset emri i Ilir Metës në fletën e votimit, si kryetar i koalicionit.
“Unë nuk e kuptoj pse fshihen nga emrat, kur martesa është publike? E fsheh partneri partnerin? Nuk e kuptoj këtë gjë, nuk e di anën politike të kësaj, por besoj se ata duhet të krenohen me emrin e Ilir Metës në fletën e votimit. Nuk e di pse mërzitën këta të foltores.
Ligji e ka përcaktuar, nuk është çështja të vendosim një emër, të gjejmë një emër. Ligji e ka përcaktuar që partia udhëheqëse e koalicionit dhe detyrimet ligjore i përmbush partia udhëheqëse e koalicionit. Tani, nuk të pëlqen partneri që u martove politikisht, këtë nuk e shpjegoj dot. Duhew t’ia spjegojnë ata anëtarësisë së tyre apo mbështetësve të tyre”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post