Qarku i Tiranës, po përgatit fabulën për të konkurruar në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, ndersa Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka ndarë në rrjetet sociale foto nga përgatitjet, teksa theksoi se, “parada më e madhe e pasurisë sonë shpirtërore po afron”.
Ndërkohë në qytetin e Gjirokastrës, vijojnë përgatitjet Festivalin Folklorik Kombëtar, i cili pritet të zhvillohet në muajin qershor.
Në festival pritet të performojnë artistët e folkut nga hapësira mbarëshqiptare.
Festivali i parë Folklorik Kombëtar u zhvillua në vitin 1968, në kalanë e gurtë të Gjirokastrës.
Prej asaj kohe, festivali është zhvilluar çdo pesë vjet. Vitet ’70 mund të konsiderohen edhe si kulmi i pjesëmarrjes në këtë festival, ku pati më shumë se 1 mijë pjesëmarrës të përzgjedhur.
Diskutime rreth kësaj post