Avokati Spartak Ngjela, tha në një intervistë se brenda të djathtës më i fortë politikisht, është Enkelejd Alibeaj, pasi ka mbështetjen e aleatit më të madh strategjik, SHBA.
Ngjela u shpreh se dëshira e tij është që fitojë e djathta, edhe pse siç theksoi dëshira është tjetër gjë nga fakti.
“Ndërkombëtarët e mëdhenj pranojnë Alibeajn, politikisht është më i fortë se e përkrah SHBA pa të cilin gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor rrezikohet shumë keq. aq më tepër Kosova. Krahu tjetër ata duhet të jenë pragmatist, Berisha s’mund të tërhiqte tani nga lëvizja se e dëmton por në rast se do shikojë që do ketë dëm në kuptimin e së ardhmes duhet të bëjë kompromis. Nëse nuk kalohet në pragmatizëm do ngelet te Enver Hoxha, politika është pragmatizëm. Interesi im në funksion të pozicionit politik është djathtas, dua të fitojë e djathta, por tjetër gjë është dëshira, tjetër gjë fakti”, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post