Gazetari Milaim Zeka i ftuar në “Drejt” thotë se Rama është shndërruar në një Erdogan të Shqipërisë.
Zeka: Nuk ka ofertë reale, partitë nuk po shpalosin programe. Janë të bindur partitë që qytetari i Republikës së Shqipërisë do të votojë në bazë të inercionit të brendshëm. Dy shtyllat që e mbajnë në pushtet Edi Ramën i cili në pushtetin qëndror është shndërruar në një Erdogan të Shqipërisë është fakti se përballë tij është Sali Berisha dhe Ilir Meta. Sikur këta të largoheshin nga skena politike brenda 8 muajsh Edi Rama do të rrëzohej nga pushteti ose do të dobësohej jashtëzakonisht shumë. Kemi në tavolinë tre të këqia.
Arrestimin e një dite më parë të Ramzan Rrajës ai nuk e sheh rastësor.
Zeka: Jo rastësisht u arrestua dje Ramazan Rraja. Jam i bindur se policia e ka ditur më herët ku lëviz, çfarë bën. Jo rastësisht tani ndodhi arrestimi i tij. Ka nevojë për spastrim të madh të skenës politike, dezinfektim të skenës politike. Se kur vjen ajo ditë nuk e di.
Diskutime rreth kësaj post