Efi edhe njëherë përmendi debatin që ajo pati me Luizin në “Prime” , ku ky i fundit u revoltua nga një shprehje joetike e përdorur nga Efi, ku përmendej edhe nëna e tij.
Efi po e sqaronte atë debat me Dean dhe Nitën dhe u shpreh se jashtë shtëpisë, në përditshmëri të gjithë përdorin fjalë që nuk duhet, kur janë me nerva.
Brenda shtëpisë, shtoi ajo, duket më rëndë ndaj u zmadhua aq shumë situata. Efi tha se u ndje keq që u transmetua ai klip, pavarësisht se e tha vetë atë gjënë, pa u menduar mirë.
Ajo i shpjegoi Nitës dhe Deas se me Luizin shoqërohet sepse e ka shumë xhan dhe për asnjë arsye tjetër. Nita u shpreh se në këtë lojë nuk ka vend për ta patur xhan dikë.
Sipas Efit, Luizi e hodhi poshtë atë dhe duroi, për faktin që ai ka shumë ditë brenda në shtëpi dhe nuk i mendon mirë gjërat. Ajo shtoi se e vlerëson dhe e ka shumë xhan Luizin.
Diskutime rreth kësaj post