Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka bërë ditën e sotme një tjetër gafë. Alibeaj publikoi një videomesazh për fushatë elektorale, por ajo që kuptohet qartë është se ai nuk di as datën e themelimit të Partisë Demokratike.
Deputeti që kërkon të marrë të djathtën, ndonëse po braktiset dita ditës, tha sot se PD ka një jetë 33-vjeçare.
Në fakt, kjo nuk është e vërtetë. PD u themelua më 12 dhjetor të 1990-ës dhe në dhjetor të 2022-shit të gjitha degët e partisë më të madhe opozitare festuan 32-vjetorin.
33 vite nga themelimi PD i bën në dhjetor të 2023-shit, por siç duket Alibeaj është “infektuar” nga “sëmundja” matematikore e Bashës.
Një kryetar i komanduar, që pretendon të fitojë zgjedhjet pa kandidatë, nuk di as kur është themeluar Partia Demokratike dhe sa vite jetëgjatësi ka.
Kujtojmë se kjo nuk është gafa e vetme e bërë nga Alibeaj këtë të mërkurë. Pasditen e sotme ai publikoi një shkrim në rrjetet sociale, ku tregonte aftësitë e tij “të shkëlqyera” gjuhësore, pasi nuk dinte as si shkruhej fjala “Shqipërisë”.
Diskutime rreth kësaj post