Olta Gixhari i dha fund rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP” disa javë më parë, një vendim që e mori vetë ajo.
Pas daljes nga reality show, Olta është shprehur shpesh se fituesi i “Big Brother VIP” duhet të jetë një vajzë, dhe ajo është Dea Mishel, pasi është një konkurrente e fortë dhe i ka bërë ballë situatave me mjaft gjakftohtësi.
Mirëpo motra e aktores, Gerta ka një mendim ndryshe për Dea Mishel.
Në një postim së fundmi në rrjetet sociale, gazetarja ka treguar se sipas saj, Dea është lojtarja më me fat në atë reality show, duke theksuar se do e arrijë finalen duke bërë rolin e të padukshmes.
“Dea, ndërkohë më duket lojtarja më me fat në atë shtëpi për të kapur finalen. Bravo i qoftë sepse ka luajtur rolin e të padukshmes pa i dhënë peshë të madhe vetes në atë shtëpi. E ka shoqëruar fati sepse nuk ka kaluar nominime të forta për hir të skemave të BB që janë fokusuar në protagonistë të tjerë.
Por as emocione pritjeje dhe përballje të forta me lojtarë që të rreh zemra deri në ditën e prime-t të radhës.
Përveç rastit kur e sulmoi Luizi në një prime (do të zhgarravis, do të shkel) që edhe në këtë rast kërkoi ndihmën e Arbanës e cila e zbuti Luizin në dhomën e rrëfimit dhe u mbyll aty diskutimi. Hasim plot kështu modelesh në jetë që ecin pa zhurmë dhe pa u ndjerë. Surprizë”, shkroi Gerta.
Diskutime rreth kësaj post