Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot se kandidati për kryetar bashkie në Patos nga radhët e socialistëve, Fation Duro e ka gruan në kërkim për vjedhje.
Deklaratën Berisha e bëri sot nga Maliqi ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie.
“Në Patos një mjeke, një zonjë e nderuar kandidon për kryetare bashkie. Rivali i saj, një Fation Duro, të shoqen në kërkim, mandat arresti për vjedhje në hipotekën e Sarandës.
Ajo në kërkim. Po si erdhi? Me pronat që vodhi i garantoi Damianit, Ramës apo Taulantit, për të ndërtuar resorte”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post