Çdo ditë e më shumë, rrethi po ngushtohet dhe parashikimet për finalistët bëhen gjithnjë e më të vështira.
Deri më tani kanë mbetur vetëm 9 banorë. Njëri prej tyre mund të dalë të shtunën, ndaj banorët sërish aluduan se cili prej tyre mund të dilte.
Sipas Kiarës, Qetsori dhe Jori janë më të rrezikur për të dalë të shtunën. Sipas saj, mund të dalë Qetsori, pasi Jori është shumë pozitive dhe i duhet ende shtëpisë.
Sa i përket diskutimit që Kiara dhe Qetsori patën gjatë darkës, ky i fundit tha se Kiara duhet të mbrojë më shumë veten dhe jo Luizin, pasi ajo ishte një javë jashtë dhe e dinë çfarë bëhet.
Qetsori u shpreh se Luizi është lojtar më i fortë se Kiara, por atë e sheh fituese.
Diskutime rreth kësaj post