Përmes një zarfi, Vëllai i Madh ditën e djeshme lajmëroi banorët se në spektaklin e së martës do të shpallet finalisti i parë.
Qetsori i tha Nitës se ai ka një ndjesi, që ajo mund të shpallet finalistja e parë, jo se e meriton një gjë të tillë, por do shpallet për shkak të historisë së saj me babain.
Nita e pyeti Qetsorin që përse nuk e Meriton dhe përse ai mendon që ajo mund të shkojë në finale vetëm për shkak të historisë me babain e saj.
Qetsori u shpreh se askush nuk e fiton individualisht diçka dhe se edhe ai, edicionin e Big Brother 2, e fitoi për shkak se kishte një djalë të vogël dhe se kishte një atmosferë familjare.
Ai tha se gjithëkush, nuk e fiton dot i vetëm finalen, por e fiton nga një faktor tjetër, që mund të jetë familjar, apo pjesë e rrethit shoqëror.
Diskutime rreth kësaj post