Teksa Bledi po bënte ushtrime në oborr, Nita shkoi pranë tij dhe e pyeti se si ishte. Ky i fundit u shpreh se është mirë dhe se po pret përgjigjen nga Vëllai i Madh për largimin e tij nga shtëpia.
Bledi i tha Nitës se beson që mund të dalë nesër gjatë “Prime”, ku do mbajë një deklaratë, do tregojë arsyen e largimit dhe më pas do dalë nga shtëpia.
Nita, e cila si gjithë banorët e tjerë ka rënë në “kurthin” e të burgosurve, u shpreh se kur një banor dëshiron të largohet, zakonisht pritet deri në “Prime”, e më pas vendoset për largimin e tij.
Kujtojmë se Bledi, Dea, Qetsori dhe Kristi kanë një mision nga Vëllai i Madh që deri të martën, të bindin banorët se Bledi do të largohet nga shtëpia, sepse nuk po e përballonte dot më situatën brenda në “qeli”.
Diskutime rreth kësaj post