Bledi, Dea, Kristi dhe Qetsori dolën nga burgu dhe u përpoqën në maksimum të mbanin të fshehtë misionin që iu përcaktua nga Vëllai i Madh.
Sapo dolën nga burgu të gjithë banorët shkuan në dhomën e gjumit, për të kuptuar se përse dolën ata nga qelia.
Siç u bë plani, Kristi nuk i dha përgjigje askujt, Qetsori u pyet nga Luizi por e devijoi deri diku bisedën, ndërsa Dea po përpiqej të sqaronte vajzat.
Sa i përket Bledit, ai pati një përballje me Luizin dhe i tha atij se u ndje i prekur nga komenti që ai bëri në dhomën e ndenjjes.
Luizi tha për Bledin që ai është burgaxhi dhe plak. Ky i fundit i tha Luizit se nuk ka pse e përmend fjalën burgaxhi në atë mënyrë, sepse ai ka kujtime jo të bukura nga burgu dhe ndihet i ofenduar.
Ai madje i tha Luizit se do të ikë nga shtëpia, për të parë reagimin e tij. Bledi shtoi se vetëm Efi, nga të gjithë banorët e tjerë, e mbështeti atë.
Diskutime rreth kësaj post