Gazetari Poli Hoxha komentoi vizitën e të dërguarit të Posaçëm të SHBA-ve Gabriel Escobar në Tiranë.
Në një intervistë televizive, ai tha se Tirana është fokusi I vizitës së diplomatit pavarësisht zhvillimet e fundit që ka pasur në Kosovë dhe zgjedhjet presidenciale në Kosovë.
Sipas tij kohët e fundit një valë anti-amerikane po shihet në Shqipëri, gjë që sipas tij ka nxitur dhe vizitën e Escobar në vendin tonë.
“Janë lëvizje të pritshme për një situatë kur duket se Tirana do të vendoset në qendër, pavarësisht nga zhvillimet e forta që ka pasur në Kosovë, apo pas zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi. Dy njerëzit që janë të ngarkuar për t’u marrë me çështjet e Ballkanit Perëndimor, të dy paralelisht vijnë dhe në fokus kanë Tiranën. Kjo bëhet për situatën gjeopolitike dhe me zgjatjen e konfliktit në Ukrainë.
Një valë anti-amerikane po shihet në Shqipëri. Ne nuk kemi as forca as pro-ruse as faktorë pro-rusë siç ka Mali i Zi” – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post