Prej disa ditësh po qarkullon në mediat rozë të Kosovës dhe jo vetëm, është përfolur për ndarjen e Dafina Zeqiri dhe DJ Geek.
Dyshja fshiu fotografitë e përbashkëta nga rrjetet sociale, duke konfirmuar kështu që ka një krizë mes tyre.
E së fundmi duket se është zbuluar edhe aryseja që ka shkaktuar këtë krizë mes çiftit.
Përflitet se Dafina ka kohë që ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë nënë, por DJ Geek mesa duket nuk ka qenë i gatshëm për të marrë këtë përgjegjësi për momentin.
Pavarësisht krizës në çift, DJ Geek vazhdon të jetë pjesë e ekipit menaxhues të Dafinës, ndërsa këngëtarja disa ditë më parë ka lançuar dhe këngën e saj më të re.
Diskutime rreth kësaj post