Që prej spektaklit të kaluar, Luizi ka vënë në pikëpytje qëndrimin që ai do mbajë me Kiarën dhe Efin, pasi opinionistët thanë se vajzat ndryshuan sjellje ndaj Luizit kur panë famën e tij jashtë.
Për këtë arsye, ai i tha Kiarës dhe Efit që as nuk do i mbrojë dhe as nuk do i dalë kundër atyre, me argumentin se ai ndodhet brenda në shtëpi dhe nuk e di se çfarë bëhet jashtë.
Luizi shtoi se sa herë ato të kenë debate me Arbrin dhe Zhaklinën, nuk do reagojë më, përveç rasteve kur përmendet emri i tij.
Efi u shpreh se vendimi i tij është mëse i drejtë, ndërsa Kiara tha se ajo nuk do flasë më fare.
Diskutime rreth kësaj post