Bledi ka qenë një nga ish-banorët, i cili pas rihyrjes së tij në krijoi polemika e debate të forta në shtëpi gjatë gjithë javës.
Dy ishin debatet më të ashpra që ai krijoi në shtëpi. Një prej tyre e nisi me Kristin, ndërsa tjetrin me Dean.
Sa i përket Kristit, marrëdhënia e tyre që në krye të herës nuk ka qenë e stabilizuar dhe gjithnjë ka patur ulje-ngritje.
Madje Kristi e ka shprehur vetë se u mërzit nga dalja e Bledit, pasi me të kishte përplasje mendimesh dhe mund të krijonte debate.
Bledi përdori fjalë ofenduese ndaj Kristit këtë javë. Ai e cilësoi atë si djalë të pashkolluar, pa dilomë, dembel, parazit dhe të tjera ofendime të tilla.
Zhaklin: Mendoj se Bledi ka dëshirë të bëhet faktor, për të shkuar deri në finale. Nuk më pëlqen fare që përmendin prindërit e njëri-tjetrit. Kristi nuk e ka bërë kurrë këtë. U lodha duke dëgjuar emrin e babait të Kristit, kur ai nuk është fare prezent aty. Më vjen mirë që Bledi kërkoi falje.
Arbër: Rrugëtimi i banorëve të vjetër është i gjatë. Më duket lojë e dobët ajo që bëri Bledi me Kristin dhe Dean. Argumentat që ai ka përdorur janë të ulta, kundrejt të dyve. Mos të harrojm që ata ishin jashtë. E dinë mirë çfarë mendon publiku, dinë mirë aleancat. Banorët e vjetër janë në disvafor. Goditja ndaj Kristit dhe Deas, ishte e dobët nga ana e Bledit.
Diskutime rreth kësaj post