Kryeministri Edi Rama, në Podcastin e tij të parë, është në një bisedë me sportistët elitarë, ku thotë se ishte barrë e rëndë që sportistët të mund të shpërbleheshin për të marrë pension dinjitoz.
Pasi u dha gradën ‘kolonel’ të gjithë sportistëve elitarë, Rama e cilëson lehtësim të madh që sportistët të mos përfundojnë në situata varfërie.
“Ka qenë një nga barrat shumë të rënda të problemeve dhe sekëlldive të harruara kjo e kampionëve që shkëlqejnë dhe më pas i përpin harresa dhe pasi lënë aktivitetin kthehen në njerëz të zakonshëm e pasi zbresin nga maja e olimpit bien edhe në situata të papranueshme varfërie. Pensionin si kolonelë, nënkolonelë apo majorë në pension, për mua është lehtësim i madh pavarësisht se nuk kam qenë i niveleve që mund të krahasohem me ju”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post