Maestro, Armaldo Kllogjeri është padyshim një nga personazhet që ka spikatur më tepër në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.
I ftuar në “Shqipëria Live” , Maestro foli në lidhje me raportin me Oltën dhe për takimin që ka pasur me të.
“Oltën e kam takuar mbrëmë, por nuk folëm dot shumë sepse njerëzit nuk po na linin. Tani kemi lënë një takim të dytë, ku të jemi pak më të qetë.
Olta dhe Luizi kanë qenë lokomotivat, ne të tjerët kemi qenë vagonë. Nga hyrjet e reja, Bledi me pëlqen më shumë dhe ka sjellë dinamika, të tjerët janë njësoj.”
Në lidhje me telefonatën me Kiarën, Maestro tha se nuk mundi të flaës shumë.
“Kam patur një telefonatë, por më tha se ishte e zënë dhe se do flisnim më vonë. Mendoj se Kiara ka ndryshuar lojën e saj, mbase edhe nga komentet, por jo natyrën e saj.”
Për banorët që do ketë hatërmbetje, Maetro tha:
“Hatri më ka mbetur vetëm me Kristin më shumë. Kjo për shkak të fjalëve që ka thënë për mua, sepse unë i kam qëndruar shumë afër dy muajt e parë.”
Diskutime rreth kësaj post