Gazetari Poli Hoxha tha në një intervistë televizive se nuk gjykon se Yuri Kim po ndërhyn në zgjedhje me fjalimet e saj.
Sipas gazetarit, ambasadorja thjesht po përcjell një qëndrim të cilin qytetarët mund ta vlerësojnë, secili nga këndvështrimi personal.
“Po të vesh re deklaratën dhe vendin që zgjodhi, zgjodhi pikërisht Shkodrën sepse këtu të gjithë jemi mbledhur rreth Berishës. Berisha, ngaqë ka rezistuar, është faktor, ka qenë president, ka qenë kryeministër, por ajo zgjodhi Shkodrën. Këtu po ndodh diçka qesharake, zgjodhi Shkodrën dhe foli, po të vësh re, zonja Kim nuk e përmendi Sali Berishën. Sali Berisha, as Escobar kur del, as europianët, është bërë ‘no name’ për ata, është bërë thjesht fenomen,” – u shpreh Hoxha.
Ndërkohë, ai argumentoi se nuk po përmendet non grata as nga Berisha apo kandidatët e PD-së sepse nuk duan të prekin këtë temë, kur edhe Tom Doshi është non grata.
Diskutime rreth kësaj post