Aktorja shumë e dashur nga publiku, Florinda Mazreku, e njohur si ‘Mjeshtrja e kukullave’ ka bërë një rrëfim për të gjithë karrierën 43-vjeçare dhe jetën e saj në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News. Ajo ka treguar që edhe pse ka 8 vite në pension, kukullat asnjëherë nuk i lë pas dore, pasi çdo natë i lexon nipërve përralla.
Mazreku zbuloi se tani e ndalojnë në rrugë ata që dikur ishin fëmijë dhe sot janë prindër, edhe e komplimentojnë.
“Do të tregohem e sinqertë, tani që unë kam 8 vite që kam dal në pension, shtëpia ime është e mbushur plot e përplot me kukulla dhe vijnë nipërit, sidomos ai i vogli, dhe unë çdo natë me kukullat e mia, personazhet e mia do t’i krijojë patjetër ndonjë përrallë të vogël, do ta vë në gjumë me kukullën time. Edhe ai më thotë: ‘Nëna të falenderoj shumë se ti i luan shumë bukur këto kukullat’.
I them: ‘Unë kam bërë për të gjithë fëmijët e gjithë Shqipërisë, unë kam rritur breza të tërë’. Unë dhe tani kur kaloj në rrugë të gjithë më thonë që janë rritur, që janë bërë baballarë vetë, prindër, janë bërë mama dhe më thonë: ‘Ua ti që na ke argëtuar neve’. Edhe tani së fundmi, unë argëtoj brezin tjetër dhe sidomos nipat e mi”, u shpreh ajo.
Diskutime rreth kësaj post