Peshëngritësi Erkand Qerimaj i ftuar në emisionin “Vila24” me moderatoren Brunilda Lahe nuk ka ngurruar të shprehet për News24 nëse Luiz Ejlli po e përfaqëson si duhet Shkodrën duke zbuluar se edhe ai vetë ka marrë një ofertë për t’u bërë pjesë e BBV Albania.
“Ai përfaqëson batutën dhe humorin shkodran. Ai krijon zhurmën dhe humorin. Më është bërë dhe mua ftesë por nuk kam mundur për shkak të angazhimeve. Mendoj se një familjar, një sportist nuk mund të jetë pjesë e atij formati. Ose më duket mua e paimagjinueshme të rri pa folur me familjen, se edhe në burg komunikojnë njerëzit”- u shpreh sportisti.
Diskutime rreth kësaj post