Belina Pupa është bashkëshortja e Elvis Pupës dhe mëngjesin e sotëm ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up” në Top Channel. Pasi foli për rrugëtimin e aktorit të njohur në “Big Brother VIP2”, ajo gjithashtu rrëfeu ndjesinë që ka përjetuar për sulmin ndaj Top Channel, një javë më parë.
Ajo kërkon falje që gjatë telefonatës me Elvisin brenda “Big Brother” për shkak të emocioneve dhe kohës së kufizuar, harroi t’i shprehte ngushëllime familjes së rojës së sigurisë që mbeti i vdekur gjatë sulmit. Belina gjeti rastin t’i shprehte ngushëllime familjes së të ndjerit live përmes emisionit.
“Kërkoj falje për një gjë sepse isha shumë nervoze dhe doja t’ja dëgjoja Visit zërin, më dukeshe sikur partneri im kishte pak ankth dhe pak ditë më mbrapa tha që kishte ankth dhe unë e njoh partnerin shumë mirë, pavarësisht se nuk flas me të dhe më është dukur një pjesë e tij që ishte pak i mërzitur disa ditë. Unë isha shumë në merak sepse duke mos pasur edhe pjesën e komunikimit dhe kur më morën në telefon, harrova të ngushëlloj familjen e të ndjerit.
Shumë ngushëllime nga ana ime dhe realisht është shumë gjynah që kemi raste të tilla. Nuk është se nuk ndodhin nëpër botë, por fakti që është një person që ka dalë të bëjë punën e vetë është gjëja më e tmerrshme. Më vjen keq. Nuk doja ta filloja telefonatën me Visin me diçka të trishtuar dhe pastaj më kapi emocioni i telefonatës dhe harrova komplet”, është shprehur Belina.
Diskutime rreth kësaj post